GazetaMax
Lajme

Spasovski: Asnjëherë të mos përsëritet “e hëna e zezë” kur VMRO përjashtoi me dhunë deputetët nga Kuvendi

Shkup, 24 dhjetor – Në ditën e sotme në vitin 2012, ka ndodhur dhuna në Kuvendin e MAqedonisë, nga populli i quajtur si “e hëna e zezë”, kur deputetë të atëhershëm të opozitës së bashku me gazetarët u përzumë nga salla e Kuvendit nga seanca ku në rend dite ishte buxheti. Kështu ka shkruar sot ministri i brendshëm Oliver Spasovski, informon Zhurnal.

Ai shprehet se 24 dhjetori është dëshmi për “matricën e dhunës dhe krimit, për matricën e VMRO-DPMNE-së, e cila kulminoi me terrorizëm ndaj shtetit më 27 prill 2017”.

“Por nga kjo distancë, 24 dhjetori është indikator i mirë për ndryshimet tektonike nga atëherë deri më sot, veçanërisht gjatë kohës prej kur udhëheqë me MPB-në, së bashku me ekupin tim. Policia tanimë nuk është mbrojtës i krimit, policia është në shërbim të qytetarëve”, thotë Spasovski.

Sipas tij, MPB ka kthyer besimin te partnerët ndërkombëtarë në kapacitetin tonë demokratik dhe në politikat e qeverisjes së mirë.

“Dje në Kuvend u miratua buxheti shtetëror për vitin e ardhshëm, pa tërheqje dhe pa rrahje të deputetëve. Por në mënyrë dinjitoze dhe evropiane. Kjo ditë le të ngelet një përkujtim i përjetshëm i një kohe të kaluar të brutalitetit policor dhe regjimit autokrat- ajo është impulsi që më fuqishëm të luftojmë për të drejtat e qytetarëve, prë të drejtën e vetvendosjes, për të drejtën e shprehjes së lirë dhe njoftimit të lirë. Të mos harrohet dhe asnjëherë të mos përsëritet ajo “e hënë e zezë”, ka shkruar ministri./Zhurnal.mk

Related posts

Përpjekje e re për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të lartë publik

Gazeta Max

Fillon polemika pas refuzimit të nismës për Referendum

Gazeta Max

Aktpadi ndaj Lidija Dimova dhe dy persona të tjerë për shpërdorim të fondeve, dëmi prej 320.000 euro

Gazeta Max