GazetaMax
Lajme

Spasovski – Demerxhiev për 4 shkurtin: Për nderimin e Goce Dellçevit nuk do të lejohet incident

Shkup, 30 Janar – Dy ministrat e brendshëm të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë Spasovski dhe Demerxhiev zotohen se nuk do të lejojnë të ndodhë asnjë provokim më 4 shkurt në shënimin e ditëlindjes së Goce Dellçevit. Po ndërmerren të gjitha masat  që ky event të kalojë në mënyrë dinjitoze. Megjithatë, ministri Spasovski nuk përgjigjet nëse ndonjë qytetarit bullgar iështë ndaluar hyrja në vendin tonë në të ditë.

“Nuk do të lejohet asnjë lloj incidenti.Policia e Maqedonisë i ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme. Absolutisht nuk duhet lejuar të ndodhë incident, respektivisht do të sigurohet nderim, siç i ka hije të madhit Goce  Dellçev.”, – deklaroi ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.

Edhe ministri bullgar Demerxhiev ivendosur. Nuk do t’u lejohet persona që vijnë nga Bullgaria të provokojnë. Goce Dellçevi duhet të jetëfigurë që na ofron dhe nuk lejojmë që personat radikal të shkaktojnë incidente, tha Demerxhiev.

“U dakorduam që kjo ngjarje  tërealizohet  sipas rendit dhe jo t’ u lejojmë disa personave ta prishin ngjarjen e të madhit, Goce Dellçev. Qëllimi është që të mbahet ngjarje e madhe për figurë historike dhe jo të bëhet qendër dhe vend i ndezjes së zjarreve.”, – theksoi ministri i brendshëm i Bullgarisë, Ivan Demerxhiev.

Ministri bullgar i ka dorëzuar Spasovskit dokumente që dëshmojnë se gjatë shërimit në Sofje, aktivisti bullgar Pendikov,është kërcënuar me jetë. Takimi i dy ministrave vjen pas  rritjes së tensioneve mes dy vendeve, veçanërisht pas incidentit të sekretarit të klubit bullgar dhe pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, ku shënimi i ngjarjes për Goce Dellçevin zuri vend të madh në debat i cilësuar si ngjarje me rrezik sigurie.

Related posts

Mickoski në takim me të dërguarin special Saracin dhe ambasadoren Hollshtajn

Gazetamax.mk

Përsëri shkaktohet zjarr te “Treska”

Gazetamax.mk

BE tha se Kosova refuzoi propozimin e QUINT-it për zgjedhjet e Serbisë, vjen reagimi nga Besnik Bislimi

Gazetamax.mk