GazetaMax
Lajme

Spasovski dëshmon kundër Rashkovskit: Qeveria nuk pati planifikuar blerje të softuerëve të tillë

Shkup, 1 nëntor – Derisa ka qenë kryeministër teknik në vitin 2020, Oliver Spasovski nuk ka qenë i njoftuar për blerjen e softuerit për identifikim biometrik dhe sistemin prë caktimin e shpejtësisë së veturave në lëvizje. Për këtë dëshmoi vet Spasovski sot në gjykimin e Rashkovskit, i cili së bashku me gjashtë persona tjerë akuzohen për blerje ilegale të softuerit për MPB-në, informon Zhurnal.

Ministri aktual i MPB-së, Spasovski, theksoi se në periudhën qershor 2019 – korrik 2020, si ministër dhe kryeministër teknik, mendon se Qeveria nuk ka diskutuar për blerjen e një softueri të tillë.

“Mendoj se nuk është diskutuar, sepse blerjen e i bën sekretari gjeneral dhe nëse është paraparë në planin gjeneral, këtë e bëjnë vet”, tha Spasovski.

I pyetur nëse në kuadër të MPB-së është formuar grup për furnizimin e softuerit për përcaktimin e shpejtësisë mesatare, Spasovski tha se nga kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev ka marrë letër mandatare për përcaktimin e modeleve dhe për të bërë analiza për sendërtimin e sistemit “Sejf siti” dhe në pjesën e sigurisë në komunikacion.

“Nuk e di nëse kjo ka lidhje me rastin. Analiza e tillë është bërë për nevojat e MPB-së, jo për Qeverinë. Siç thashë, një nga opsionet atëherë ishte blerja e softuerit të ri, dhe një tjetër ishte përmirësimi i sistemit ekzistues “Sejf siti” sistem”, tha Spasovksi.

Për atë kush e bën sigurimin er Qeverinë, Spasovski tha se ekzistojnë dy lloje të sigurisë së jashtme dhe të brendshme, të cilat i kryen Departamenti për sigurinë e personave dhe objekteve në MPB.

Në pyetjen e të akuzuarit Rashkovski, nëse në përputhje me obligimet ligjore Sekretariati i Përgjithshëm ka dorëzuar pikë në seancën e Qeverisë, Spasovski është përgjigjur pozitivisht.

I pyetur nga Rashkovski nëse është bërë gabim me njoftimin e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike (BPS) se do ta testojnë softuerin, Spasovski tha se letra ishte obligim për t’u dërguar.

“Nuk e di nëse ke bërë gabim apo jo. Keni pasur obligim të informoni për çdo gjë që bëni në rrugë, në drejtim të sigurisë tuaj dhe të përgjithshme”, deklaroi Spasovski

Procesi gjyqësor është në procedurë provash dhe e udhëheq gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailovska, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Ivana Trajçevska.

Sipas aktakuzës, Rashkovski akuzohet për veprat penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “pastrimi i parave dhe produkteve të tjera të veprës penale”. Në të njëjtin proces, personat I.D., I.H., D.S., I.I., I.I. dhe M.S. akuzohen për “shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”./Zhurnal.mk

Related posts

Mision për të shuar ‘zjarret’ në Ballkan

Gazetamax.mk

Qeveria dëshiron të parandalojë lajmet e rreme për krizën energjetike, do të informojë rregullisht

Gazetamax.mk

Afrim Gashi i jep mbështetje presidentit Erdogan

Gazetamax.mk