GazetaMax
Lajme

Spasovski: MPB do të vazhdojë me kontrollet intensive në komunikacion

Kumanovë, 21 dhjetor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski me një pjesë të udhëheqësisë të MPB-së, realizoi takim pune me udhëheqësinë e SPB Kumanovë dhe të Qendrës Rajonale Veri me qëllim të shqyrtimit të punëve të realizuara. Në takim ministri Spasovski u informua për gjendjen e sigurisë në territorin e SPB Kumanovë dhe Qendrës Rajonale Veri, aktivitetet të cilat ndërmerren në drejtim të zvogëlimit të shkallës së kriminalitetit, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, trafik i sigurt dhe parandalim, me të vetmin qëllim-ngritjen e sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve.

Ministri Spasovski theksoi se në territorin e SPB Kumanovë në intervalin kohor janar-nëntor të vitit 2022, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i veprave penale shënon rënie për 13.3 për qind.

“Në të njëjtën periudhë në lidhje me aktivitetet në drejtim të parandalimit dhe zbulimit të tregtisë së palejuar me drogë dhe armë, SPB Kumanovë shënoi rritje në veprimtarinë zbuluese për 21.7 për qind. Trendi pozitiv në 11-të muajt e parë të këtij viti është i pranishëm edhe në fushën e sigurisë në trafik. Vetëm në muajin nëntor të vitit 2022 në krahasim me të njëjtën preiudhë të vitit 2021 kemi zvogëlim të aksidenteve në trafik për 34.8 për qind”, theksoi Spasovski.

Në territorin i cili është në kompetencë të Qendrës Rajonale Veri, Spasovski rikujtoi se në periudhën janar-nëntor të vitit 2022 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi rritje të veprimtarisë zbuluese të automjeteve të falsifikuara për 400 për qind.

“Në pjesën e zbulimit të migracionit ilegal këtë vit shënojmë rritje për 8 për qind të numrit të kalimeve ilegale të kufirit në krahasim me vitin 2021 dhe rritje të veprimtarisë zbuluese për 15 për qind të rasteve për kontrabandë me emigrantë. Në lidhje me prerjen kundërligjore të druve dhe shkatërrimin e pyjeve kemi trend të rritjes së masës të zbuluar të druve për 11 për qind”, theksoi ministri Spasovski duke shtuar se në periudhën janar-nëntor të vitit 2022 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi një trend të rritjes të rasteve të zbuluara për kriminalitet ndërkufitar për 22,2 për qind.

Ministri Spasovski shprehu bindjen e tij se edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdohet me dinamikë të rritur gjatë realizimit të aktiviteteve parandaluese por edhe të masave represive, kështu me rezultate të mira do ta përcjellim këtë vit, që do të jetë motiv plotësues për rezultate edhe më të mira në vitin e ardhshëm.

Related posts

Lënda “Target Fortesa”/ Jankullovskës i vjetërsohet lënda pas 20 viteve

Gazetamax.mk

Xhaferi nuk e di pse deputetët e VMRO-së nuk erdhën në takimin e procesit “Zhan Mone”

Gazetamax.mk

Bashkimi Evropian reagon për suspendimin e kryetares së Gjykatës në Mitrovicë

Gazetamax.mk