GazetaMax
Lajme

Spasovski në selinë e EUROPOL-it: Do të intensifikohet bashkëpunimi në fushën e krimit kompjuterik

Shkup, 30 shtator – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski e vizitoi selinë e EUROPOL-it në Hagë. Siç ka bërë të ditur Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk, kjo është vizita e parë e ministrit të Punëve të Brendshme nga vendi në selinë e EUROPOL-it.

“Për kënaqësinë time të veçantë, me Drejtoreshën Ekzekutive të EUROPOL-it, Katrin De Bol, bashkërisht ramë dakord që të intensifikojmë bashkëpunimin dhe mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e krimit kompjuterik dhe në fushën e krimit ekonomik dhe hetimet financiare në periudhën e ardhshme, njoftoi ministri Spasovski.

Mbetemi të përkushtuar për intensifikimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkruan Spasovski dhe shton se janë të hapur për avancimin e bashkëpunimit policor si me EUROPOL-in ashtu edhe me të gjitha organet tjera të rendit në botë

Related posts

Institucionet gjithnjë pa përgjigje, por problemi me qentë endacakë kalon çdo kufijë

Gazeta Max

Tani kemi një grua shefe komisariati policie

Gazeta Max

Angellovska-Bezhoska: Stabilizimi i çmimeve të importit duhet ta ngadalësojë inflacionin këtë vit

Gazeta Max