GazetaMax
Lajme

Spasovski takon udhëheqësinë e Sekretariatit të përgjithshëm të INTERPOL-it në Lion

Lion, 16 shtator – Delegacioni i MPB-së i udhëhequr nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot (16.09.2022) në kuadër të vizitës zyrtare në Sekretariatin e Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – INTERPOL me seli në Lion të Francës, realizoi takime me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit Jurgen Stok, Drejtorin Ekzekutiv Stefan Kavana dhe Shefin e Interpolit për Evropën, Franc Shermann.

Arsyeja e kësaj vizite në Sekretariatin e Përgjithshëm të organizatës së dytë më të madhe të policisë për nga numri i anëtarëve, në të cilën janë anëtarë 195 vende të botës, është organizimi i Konferencës Jubilare të 50-të Rajonale Evropiane, e cila në vitin 2023 i është besuar Republikës së Maqedonisë së Veriut, që përkon me një tjetër përvjetor të rëndësishëm – 30 vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në këtë familje globale policore.

“Shfrytëzova rastin për të shprehur mirënjohjen time ndaj Sekretariatit të Përgjithshëm dhe vendeve pjesëmarrëse në Konferencën e 49-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it, e cila u mbajt në maj në Lion, në të cilën mori pjesë një delegacion i MPB-së i kryesuar nga drejtori i BSP-së Tasevski, të cilët shprehën mbështetjen e tyre dhe me votim pranuan kandidaturën tonë, duke na nderuar që vendi ynë do të jetë nikoqir i Konferencës së ardhshme Rajonale Evropiane. Në nivel të Ministrisë së Brendshme tashmë ka nisur procesi i përgatitjeve lidhur me organizimin dhe realizimin e konferencës, dhe së shpejti edhe në nivel nacional, ndaj me nder të veçantë i njoftova nikoqirët tanë se zgjodhëm datën e mbajtjes së manifestimit menjëherë pas Ditës së Policisë – 7 maj, për të pasuruar festën për pjesëmarrësit, por edhe për të dhënë domethënie shtesë për 30-vjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Interpol dhe mbajtjen e vetë konferencës evropiane, si dhe për promovimin e bashkëpunimit policor në kuadrin ndërkombëtar, por edhe promovimin e Maqedonisë së Veriut me tiparet e saj autentike në botë”, tha ministri Spasovski pas takimeve.

Në takimin e sotëm, që është vazhdimësi e vizitës së djeshme në Bukuresht, e cila për ministrin Spasovski është një lloj paralajmërimi i aktiviteteve të shumta të ardhshme nërkombëtare të MPB-së, ai i njoftoi nikoqirët se janë duke u bërë përgatitje për pjesëmarrjen e një delegacion të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme në Asamblenë e Përgjithshme të 90-të të INTERPOL-it në Nju Delhi, Indi.

“Në fakt, kjo është një rrjedhë logjike ngjarjesh, duke marrë parasysh bashkëpunimin e pasur operativ mes MPB-së dhe INTERPOL-it, i cili realizohet përmes pjesëmarrjes aktive dhe të vazhdueshme të MPB-së në disa sfera të ndryshme të veprimtarisë, si: sigurinë publike dhe terrorizmin, goditjen e organizatave kriminale, tregtinë e paligjshme të drogës dhe armëve, krimin financiar dhe kompjuterik, trafikimin e qenieve njerëzore, si dhe forma të tjera të bashkëpunimit operacional, sipas prioriteteve strategjike të ministrisë. Ky bashkëpunim realizohet nëpërmjet shkëmbimit të informacionit, njohurive dhe të dhënave operacionale dhe pjesëmarrjes së ekspertëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme në grupet e punës të INTERPOL-it. Me anëtarësimin tonë në organizatën më të madhe policore INTERPOL, i një rëndësie të veçantë është kontributi që vendi ynë jep në bashkëpunimin ndërkombëtar policor, nëpërmjet aktivitetit dhe vazhdimësisë në punën e grupeve të punës dhe projekteve dhe operacioneve të vazhdueshme të iniciuara nga Sekretariati i përgjithshëm, duke identifikuar nevojën për ekspertë të duhur nga resurset në dispozicion në Ministri dhe shërbime tjera për zbatimin e ligjit”, sqaroi ministri Spasovski.

Ndër të tjera, në takimin e sotëm u diskutua edhe për pjesëmarrjen e MPB-së në operacionet e përbashkëta me INTERPOL-in për zbulimin dhe goditjen e grupeve të organizuara të përfshira në kontrabandën e migrantëve kubanë dhe indianë dhe, në bashkëpunim me Drejtorinë e doganave, në një operacion global për ballafaqimin me krimin e automjeteve dhe goditjen e rrjeteve transnacionale që përfitojnë nga ky lloj aktiviteti, gjatë të cilit u konfiskuan 10 automjete të dyshuara për falsifikim, nga të cilat pesë automjete u konstatuan se janë falsifikat.

“Për kënaqësinë time të madhe, në takimin e sotëm u vlerësua se Maqedonia e Veriut është partner kredibil dhe lider në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta operative të iniciuara nga Sekretariati i Përgjithshëm, që është motiv i mëtutjeshëm për vazhdimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit me INTERPOL-in përmes pjesëmarrjes së vazhdueshme aktive në aktivitetet e organizatës dhe kontributit parezervë të vendit tonë me të gjitha kapacitetet në dispozicion”, tha Spasovski nga selia e Sekretariatit të përgjithshëm të INTERPOL-it në Lion.

Related posts

Xhaferit do t’i ndahet titulli “Doctor honoris causa” nga Kolegji universitar “Qiriazi” në Tiranë

Gazetamax.mk

Tryezë e rrumbullakët “Përparimi i cilësisë së arsimit inkluziv të fëmijëve me pengesa në zhvillim”

Gazetamax.mk

Nga mesnata shtrenjtohet benzina

Gazetamax.mk