GazetaMax
Lajme

Stejt Departmenti: Vetëm BE-ja mund të vendosë nëse Tirana e Shkupi ndajnë rrugët

Shkup, 15 prill – SHBA vlerëson se përgjigjen për çështjen e ndarjes së mundshme të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në pas qershorit, duhet ta japin palët e përfshira dhe Unioni.

Në pyetjen nga MIA-ja nëse SHBA është dakord ta ndajnë procesin që Shqipërinë të fillojë bisedimet para-anëtarësuese me BE-në në qershor dhe Maqedonia e Veriut të qëndrojë për shkak të bllokadës së Bullgarisë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Prajs në brifingun e mbrëmshëm tha se për këtë vendosin vendet e BE-së.

“Ne kemi partneritete dypalëshe me vendet në fjalë, si dhe me BE-në dhe në lidhje me këtë është më mirë t’u drejtohemi këtyre vendeve dhe Unionit”, deklaroi Prajs.

Related posts

Osmani dhe ambasadori Qehaja, në shenjë të fqinjësisë së mirë do të mbjellin fidane në parkun e Çairit

Gazeta Max

Uzairi në homazhet për viktimat në Koçan: Drejtësia duhet të vendoset, askush s’mund të jetë mbi ligjin

Gazeta Max

Arrihet marrëveshja mes VV dhe Nismës – Kurti mbetet kryeministër, Limaj rikthehet në Qeveri, Haxhiu merr drejtimin e Kuvendit

Gazeta Max