GazetaMax
Sport

Stoilkoviq realizoi takim me ambasadoren gjermane Dreksler

Nënkryetari i Qeverisë së RMV-së dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Ivan Stoilkoviq, sot realizoi takim pune me një delegacion nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, i kryesuar nga Sh.S. ambasadorja Petra Dreksler.

Gjatë këtij takimi u konstatua se marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve bazohen në miqësi dhe bashkëpunim në shumë fusha me interes të përbashkët, ndërsa bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq, ndër të tjera e informoi ambasadoren Dreksler mbi funksionimin e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, për planet gjatë këtij viti kalendarik dhe theksoi se po punohet në mënyrë intensive me qëllim ndryshimin e qasjes ndaj bashkësive më të vogla etnike, duke përmendur edhe faktin që ministria duhet të shndërrohet në një institucion që punon në interes të të gjitha bashkësive etnike në vend.

Në fund të këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se bashkëpunimi midis dy vendeve, i bazuar kryesisht në një miqësi shumëvjeçare, është thelbësor dhe se ai duhet dhe mund të thellohet më tej.

Related posts

Deri në fund të këtij muaji, duhet të bëhet pagesa e K-15, ja sa para do të marrin të punësuarit

Gazeta Max

Merr fund romanca e Nedim Bajramit me gazetaren sportive! Vetëm pak javë pas lidhjes, çifti ‘zhduk’ çdo gjurmë nga njëri-tjetri

Gazeta Max

Thirret në Stacionin e Policisë në Karposh pronari i veturës me të cilën iku Grubi

Gazeta Max