GazetaMax
Lajme

Suat Shaqiri: Koha për t’u bashkuar – bashkë për Çashkën e së ardhmes

Me një mesazh të fuqishëm bashkimi dhe shprese për ndryshim, Suat Shaqiri, kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për Komunën e Çashkës, ka publikuar një thirrje publike për të gjithë qytetarët që ta mbështesin vizionin e tij për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Në postimin e tij publik, Shaqiri thekson se kjo është koha për t’u bashkuar, për të kthyer besimin dhe për të ndërtuar së bashku një realitet të ri në Çashkë, duke u nisur nga uniteti dhe përfshirja e të gjithë qytetarëve, pa dallim.

“Unë nuk vij për të ndarë, por për të bashkuar. Nuk vij për të folur vetëm, por për të dëgjuar çdo zë, sepse forca jonë qëndron te uniteti, te vlerat që ndajmë dhe te besimi se mund të arrijmë më shumë kur jemi bashkë,” – deklaron Shaqiri.

Duke e cilësuar këtë rrugëtim si një përpjekje të përbashkët për të gjithë banorët e komunës – të rinj, gra e burra, por edhe mërgimtarë që vazhdojnë të kenë zemrën dhe mendjen te vendlindja – kandidati i BDI-së fton të gjithë të bëhen pjesë aktive e lëvizjes për ndryshim.

Ai nënvizon se kjo nuk është një betejë personale, por një projekt i përbashkët qytetar, një vizion për një Çashkë më të drejtë, më funksionale dhe më të përparuar.

“Kjo nuk është një rrugë që mund ta bëj vetëm. Është rruga jonë e përbashkët dhe çdo hap që hedhim së bashku na çon më afër fitores që i përket të gjithëve,” – thekson Shaqiri.

Fushata e tij zhvillohet nën sloganin #BashkëSiNjë dhe #PërÇashkën, duke përcjellë një mesazh të qartë: ndryshimi fillon nga bashkimi dhe angazhimi i përbashkët i komunitetit.

Shaqiri shihet si një nga kandidatët më seriozë që synon të sjellë një frymë të re dhe të përgjegjshme në menaxhimin lokal, përmes dëgjimit aktiv të qytetarëve dhe përfshirjes së të gjithë faktorëve lokalë në vendimmarrje.

Related posts

LSDM: Mësimdhënësit tani pagat le t’i kërkojnë nga SASHK

Gazeta Max

Ukraina thotë se rusët po përgatiten për të rifilluar operacionet sulmuese

Gazeta Max

I nxehti i papërballueshëm, ka ngujuar njerëzit në shtëpi

Gazeta Max