Swenn Larsson kryeson, Lara Colturi e dyta pas lëshimit të parë

Suedezja Anna Swenn Larsson ishte më e shpejta me kohën 51.70 sekonda në lëshimin e parë të sllallomit në Gurgl të Austrisë.

Pas saj renditet skiatorja nga Shqipëria Lara Colturi, me 24 të qindtat vonesë, ndërsa në vendin e tretë është italiania Lara Della Mea, me 26 të qindtat prapa.

Ndërsa gjermanjaa Emma Aicher, fituese e sllallomit të javës së kaluar në Levi, gaboi në pjesën e sipërme të pistës dhe përfundoi 1.28 sekonda prapa kohës së lideres.

Pesëshja e parë:

1.Anna Swenn Larsson – 51.70

2. Lara Colturi – +0.24
3. Lara Della Mea – +0.26
4. Xhenifera Germane – +0.39
5. Hanna Aronsson Elfman – +0.45

Burimi: botasot.info