Nga Shkollat Maarif drejt skenës botërore! Kenza dhe Kanun Samiu dëshmojnë se talenti, disiplina dhe përkushtimi nuk njohin kufij.
Shkolla Maarif vazhdon të dëshmojnë se nxënësit e tyre kanë potencialin për të shkëlqyer jo vetëm në arsim, por edhe në arenën ndërkombëtare sportive. Këtë herë, krenaria jonë mbajnë emrat Kenza dhe Kanun, të cilët kanë përfaqësuar denjësisht Shkollat Maarif dhe Maqedoninë e Veriut në gara prestigjioze ndërkombëtare.
Një nga sfidat më të rëndësishme ishte pjesëmarrja në Kampionatin Botëror ISKA 2026 në Madrid të Spanjës, ku Kenza dhe Kanun garuan përkrah më shumë se 1.500 sportistëve nga mbi 47 vende të botës. Në një konkurrencë të këtij niveli, ata dëshmuan guxim, përgatitje dhe vendosmëri, duke qenë pjesë e një ngjarjeje të madhe sportive ndërkombëtare.
Përfaqësimi i tyre nuk kufizohet vetëm në Spanjë. Pjesëmarrja edhe në garat ndërkombëtare në Winterthur të Zvicrës dëshmon vazhdimësinë e angazhimit, ambicien dhe përkushtimin e tyre për të sfiduar veten në nivelet më të larta të sportit.
Pas çdo paraqitjeje qëndrojnë orë të tëra stërvitjeje, sakrifica, disiplinë dhe një vullnet i palëkundur për të ecur përpara. Pikërisht këto janë vlerat që Shkollat Maarif synojnë të kultivojnë te çdo nxënës: guximin për të ëndërruar, forcën për të punuar dhe vendosmërinë për t’ia dalë.
Për Shkollat Maarif, Kenza dhe Kanun janë më shumë se dy nxënës që marrin pjesë në gara ndërkombëtare. Ata janë shembull i potencialit, talentit dhe energjisë së gjeneratës së re, si dhe dëshmi se mbështetja e zhvillimit të gjithanshëm të fëmijëve sjell rezultate që na bëjnë të gjithëve krenarë.
