“Swift response 22”, 2500 trupa birtanik stacionohen në Krivolak dhe Stenkovec

Shkup, 1 Maj – 2500 trupa britanikë mbërrijnë në vend. Nga nesër deri në fund të majit Maqedonia do të presë anëtarët e shtatë ushtrive aleate të NATO-s në kuadër të stërvitjes “Swift response 22”. Sipas Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, ata do të marrin pjesë me 16 ekipe luftarake ajrore dhe një ekip luftarak të Brigadës Ajrore.

Ministri i Mbrojtjes Ben Vollas thotë se përveç Maqedonisë, Londra po dërgon trupa në stërvitjet ushtarake në Poloni, Letoni dhe Finlandë, që është dislokimi më i madh i ushtrisë britanike jashtë vendit që nga Lufta e Ftohtë. Udhëheqësit e ushtrisë thanë se shkalla e sistematizimit do ta pengonte “agresionin” në shkallë të paparë në Evropë.

“Mbretëria e Bashkuar po jep kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e Evropës dhe në parandalimin e agresionit rus. Seria e ushtrimeve të Ushtrisë Britanike është thelbësore për të dyja. Ne vazhdojmë të vendosemi në të gjithë Evropën, nga Balltiku deri në Egje…”, tha  Gjeneral – major Ralf Vudis

Nga Shtabi i Përgjithshëm i ARM-së informojnë se janë duke u zhvilluar aktivitetet përgatitore dhe shumica do të zhvillohen në Krivolak dhe Stenkovec afër Shkupit.

“Kjo është stërvitja më e madhe multinacionale në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri më tani dhe e vetmja që nga pavarësia e vendit në të cilën do të realizohen ulje ajrore në këtë vëllim”, thonë nga Shtabi i Përgjithshëm i ARM-së

Theksi i stërvitjes do të konsistojë në aktivitetet në hapësirën ajrore me ulje me parashutë, por edhe me aktivitete në terren me pjesëmarrjen e më shumë se 4000 ushtarëve nga ushtritë e Maqedonisë, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë, Shqipërisë, Greqisë dhe Malit të Zi. 

Të fundit në përqindje