GazetaMax
Uncategorized

Syzet e realitetit virtual përmes të cilave Meta planifikon fillimin e Metaverse

Analisti Brad Lynch ka shpërndarë në profilin e tij në Twitter, “renderët” 3D të dizajnit të mundshëm të “helmetës” nga projekti Meta Cambria.

Në tetor të vitit të kaluar, Facebook ndryshoi emrin, e kështu u shkri në Meta. Gjithashtu në një rast zbuloi veglat e para të realitetit virtual, ndryshe i njohur si projekti Cambria.

Deri më sot, Meta ka shpërndarë vetëm disa detaje të “helmetës” së realitetit virtual në një video të shkurtër, ku shfaqet në si siluetë.

Ndërkohë, Meta ka njoftuar se produktet e Oculus do të ribrendohen duke u quajtur Meta Quest, megjithatë mbetet e panjohur nëse syzet e projektit Cambria do të lansohen nga Meta në Metaverse, dhe do të kenë një formë të tillë sikurse ato që Lynch i ka publikuar.

Related posts

Biden dhe 50 kriminelët e luftës ukrainase

e-max

Çmimet e kartelave grafike vazhdojnë të bien edhe gjatë muajit prill

e-max

Disa prej veçorive të iOS 15.4 te përdoruesit e iPhone

e-max