GazetaMax
Lajme

Takim Kasami – Destani, biseduan për thellimin e bashkëpunimit si dhe për disa projekte në dobi të qytetarëve

Diseldorf, 5 nëntor – Kreu i Tetovës, njëherit edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami gjatë vizitës së tij në Gjermani ka realizuar takim me biznesmenin shqiptar, Lazim Destani.

Në takim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit si dhe për disa projekte në dobi të qytetarëve.

“Në takim diskutuam për të thelluar bashkëpunimin tonë në mes Komunës së Tetovës dhe “Ecologut”. Me z.Destanin ndajmë të njëjtin vizion për qytetin e Tetovës, i cili është puna, zhvillimi dhe transformimi i plotë i qytetit në një qytet Evropian.

Tetovën e shohim si vend me perspektivë, si vend që i duhet zhvillim, andaj ne mirëpresim të gjithë ata që duan të investojnë në qytetin tonë dhe të realizojnë projekte të ndryshme që janë në të mirën e qytetarëve.”, ka shkruar Kasami në Facebook profilin e tij, transmeton Zhurna.mk

https://www.facebook.com/KasamiBilall/posts/pfbid035f1VrVXTsRtvkeTVF6xiey61ULHWZpXT2djHrvpT6R4cquqzCyva8qTSwPjb3CESl

Related posts

Bekim Maksuti është dërguar në paraburgim për tragjedinë e Koçanit

Gazeta Max

Nesër në Parlament dorëzohet propozimi që Penov të emërohet ministër i Vetqeverisjes lokale

Gazeta Max

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë: Zgjidhja e bllokadës politike përmes kompromisit

Gazeta Max