GazetaMax
SPORT

Talenti i madh i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Futbollisti kosovar, Orges Bunjaku iu është bashkuar Kombëtares së Kosovës sot, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.
Talenti i ri kosovar, ka qenë sot në FFK, ku është pritur nga kryetari i kësaj Federate, Agim Ademi, takim ky në të cilin është zyrtarizuar vendimi i Bunjakut për t’u bashkuar Kombëtares së Kosovës në Futboll.
Bunjaku aktualisht luan në kategorinë e dytë, në futbollin francez, tek Grenoble, i cili është transferuar nga skuadra e njohur e Zvicrës, Basel, klub në të cilin ishte pjesë edhe Edon Zhegrova, i cili javë më parë kaloi tek skuadra franceze, Lille.
Ndër të tjerash, 20 vjeçari kosovar ka thënë se e pret me padurim ditën kur do ta veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Postimi i plotë i FFK-së:
22 mars, 2022 – Futbollisti i talentuar kosovar, Orges Bunjaku ka qëndruar sot në FFK, ku është pritur nga presidenti Agim Ademi dhe KE i FFK-së. Në këtë takim është zyrtarizuar vendimi i lojtarit për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës.
Bunjaku ka lindur në Zvicër dhe deri tash ka përfaqësuar këtë shtet në të gjitha ekipet kombëtare të grupmoshave. Megjithatë, tani ka vendosur ta dëgjojë zemrën dhe ta përfaqësojë vendlindjen e prindërve të tij.
20-vjeçari aktualisht luan në kategorinë e dytë të futbollit francez, Grenoble, ku u transferua nga skuadra e njohur zvicerane, Basel. Presidenti Ademi e përgëzoi Orgesin për vendimin e marrë dhe i shprehu mirëseardhje në ekipin dardan, derisa falënderoi edhe prindërit e tij dhe të gjithë lojtarëve tjerë që i kanë rritur dhe edukuar fëmijët e tyre në frymën e atdhedashurisë.
Ndërkaq, Orges Bunjaku falënderoi presidentin Ademi për interesimin e vazhdueshëm dhe u shpreh i lumtur që në të ardhmen do ta përfaqësojë vendin e prindërve të tij. Ai theksoi se e pret me padurim ditën kur do ta veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe do të jap maksimumin e tij për t’i arritur objektivat.

Related posts

Nelson pritet të qëndrojë në Arsenal

e-max

BNE pëson humbjen e radhës, mposhten nga 500

e-max

Dështimi i marrëveshjes me Juventusit, Milan dhe Inter në aksion për transferimin e Dybalas

e-max