GazetaMax
Lajme

Tanimë 5 muaj po zgjatë superekspertiza për Kançeska Milevskën, rastit “Tenderët” nuk i shihet fundi

Shkup, 9 janar – Seanca kryesore për lëndën “Tenderët” e caktuar për nesër shtyhet për më 16 shkurt, për shkak se lënda me të gjitha dokumentet ende nuk janë kthyer nga Byroja kompetente për ekspertizë mjeko-ligjore, informojnë sot nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

“Përkatësisht, për shkak të dy konstatimeve të kundërta të ekspertëve të paraqitura paraprakisht, ndërsa për shkak të respektimit konsekuent të dispozitave të KPP, Gjykata më datë 06.04.2022 lëndën e ka dorëzuar në Byronë për Ekspertizë Ligjore me urdhër për përgatitjen e një superekspertize në fushën e ndërtimit dhe urbanizmit. Duke pasur parasysh se lënda ende nuk është kthyer në Gjykatë dhe deri më tani janë anuluar shtatë seanca të parapara, ndërsa Gjykata dy herë i është drejtuar Byrosë me kërkesë për saktësimin e afatit – kur konstatimi do të përgatitet, për të cilën nuk kemi marrë përgjigje, Gjykata Penale sot për të tretën herë i është drejtuar Byrosë Byrosë për Ekspertizë Ligjore me njoftim se nëse deri më datë 31.01.2023 rasti me të gjitha shkresat dhe ekspertizën dhe konstatimin e përgatitur nuk kthehet në gjykatë, ose nuk dorëzohet raport shpjegues pse raporti nuk është përgatitur ende dhe kur kur do të përfundohet i njëjti, gjykata do ta shfrytëzojë mundësinë ligjore për të gjobitur institucionin kompetent në përputhje me nenin 237 paragrafi 3 nga KPP”, theksohet në kumtesën e Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Për zvarritjen e procedurës si dhe për të gjitha shkresat e dorëzuara në Byronë, nga Gjykata informojnë se do t’i njoftojnë Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin Gjyqësor.

“Byroja për Ekspertizë Ligjore, por edhe opinioni i gjerë, duhet të kenë parasysh kompleksitetin e lëndës, interesin e mediave dhe organizatave joqeveritare për të njëjtin, të drejtat dhe detyrimet e garantuara me Kushtetutë të palëve në procedurë dhe para së gjithash me parimin për gjykim në afat të arsyeshëm të cilin gjykata është e obliguar ta respektojë, prandaj nuk mund të lejohen zvarritje e mëtutjeshme të pabaza të procedurës”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Related posts

MASH: Vazhdimisht rrisim mbështetjen për arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve rom

Gazetamax.mk

Alternativa: Vit i ndryshimeve kushtetuese, jo i zgjedhjeve

Gazetamax.mk

Ambasadori francez Bomgartner për vizitë në Kuvend

Gazetamax.mk