GazetaMax
Lajme

Taravari: Askush nga ndërkombëtarët nuk na ka thënë të hyjmë në qeveri

Shkup, 21 Janar – I pyetur nëse dikush nga faktorët ndërkombëtarë i ka sugjeruar për të hyrë në qeveri, kreu i ASH-së Arben Taravari ishte decid. Ai mohoti këto zëra e madje u shpreh se askush, qoftë edhe faktor ndërkombëtar, nuk mund të përzihen në punët e brendshme të partisë që ai drejton.

“Absolutisht jo. S’ka të drejtë askush, as Kosova, as Shqipëria, as faktori ndërkombëtar të përzihet në veprimet e ASH-së, por na kanë treguar gjërat të cilat i përkrahin. Për shembull se duhet me çdo kusht ta ndihmojmë procesin e votimit të ndryshimeve kushtetuese”, u shpreh Taravari.

Këto komente, Taravari i bëri para fillimit të Kuvendit të partisë, ku pritet të zgjidhen organet partiake dhe të diskutohet për nevojën e hyrjes së kësaj partie në qeveri.

Related posts

Petrovska: SHBA-ja është partner i jonë shumëvjeçar, do ta intensifikojmë bashkëpunimin

Gazeta Max

“Çamëria është një dramë që akoma nuk ka marrë zgjidhje”! Intervistë me studiuesin e çështjes çame, Hajredin Isufi

Gazeta Max

FMN i rriti pikëpamjet për rritjen globale për këtë vit

Gazeta Max