GazetaMax
Lajme

Taravari kundër Kovaçevskit: “Bakllani i Hapur” s’ka legjitimitet

Ndryshe nga kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili sot tha se nisma “Ballkani i Hapur” ka të ardhme të ndritur, partneri i koalicionit qeveritar, kreu i ASH-së, Arben Taravari, thotë se pas daljes së Shqipërisë, kjo iniciativë ka humbur kuptimin dhe s’ka legjitimitet.

Shkrimi e plotë të Taravarit mund ta lexoni më poshtë!

Dua të siguroj qytetarët se Aleanca për Shqiptarët desolidarizohet nga çdo nismë e re të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në kuadër të mekanizmit tanimë të abortuar të njohur si Ballkani i Hapur.

Me daljen e Republikës së Shqipërisë nga Ballkani i Hapur, këtij mekanizmi nuk i ka ngelur as kuptim e as legjitimitet. Mekanizmat duplifikuese dhe jo inkluzive që krijojnë Ballkan Perëndimor me dy shpejtësi nuk i ndihmojnë frymës integruese në rajon.

Rruga përpara është e qartë: marrëveshjet tanimë të nënshkurara në kuadër të Ballkanit të Hapur, duhet të integrohen në tërësi dhe të zbatohen në kuadër të Procesit të Berlinit, duke filluar nga samiti i tetorit në Tiranë.

https://www.facebook.com/arben.taravari/posts/10230872677741547?ref=embed_post

Related posts

Ziberi: BDI nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie që nuk do të pranojë ndryshimet kushtetuese

Gazetamax.mk

Të rrejshme alarmet për bomba të vendosura në shkolla

Gazetamax.mk

Gjithsej 67 sanksione për autobusët që transportojnë nxënës

Gazetamax.mk