Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Taravari ka folur lidhje me kërkesën për dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të shëndetësisë.
Taravari me këtë rast u shpreh se nuk mund të pranoj kërkesën për dorëheqje nga personat që ishin fajtorë për zjarrin që ndodhi në spitalin modular në Tetovë. I pyetur nëse planifikon të japë dorëheqje për shkak të thirrjeve dhe kërkesave të opozitës për vdekjen e fëmijëve në Klinikën Universitare të Fëmijëve, ministri thotë se për të kritikuar duhet të kesh kredibilitet moral.
“Nuk mund të pranoj kërkesë për dorëheqje nga personat që ishin fajtorë për zjarrin që ndodhi në spitalin modular në Tetovë. Sa i përket Klinikës së Pediatrisë, po shikoja statistikat e gjithë vitit. Sipas tyre, nga 1 dhjetori i këtij viti, përqindja e fëmijëve të vdekur është më e ulëta. Nëse shkalla e vdekshmërisë do të ishte më e lartë këtë vit se tetë vitet e tjera të mëparshme, drejtori do të ishte zëvendësuar deri më tani”, deklaroi Taravari për “Sloboden Peçat”.
Burimi: alfax.mk