GazetaMax
Sport

Taravari: Nuk u pezullua gjuha shqipe, tani lini tendat për cirk

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, nga koalicioni VLEN, Arben Taravari e ka përshëndetur vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi që të ketë seancë për debat me ekspertë dhe parti politike, në lidhje me Ligjin për Gjuhët.

Taravari kërkon nga opozita që në vend që të rrinë në tenda, ta shfrytëzojnë kohën për reformim dhe reflektim.

“Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese që nuk e pezulluan gjuhën Shqipe, duke treguar se ky shtet po ecën përpara! Ju të tendës shfrytëzoni kohën për reformim, reflektim dhe lini tendat për cirk”, ka shkruar mes tjerash Taravari.

Burimi: alfax.mk

Related posts

Shkëndija e pranon favorit Ludogoretsin, por shpreson në rezultat pozitiv

Gazeta Max

“Iron man” Gjimshiti/ Pavarësisht dëmtimeve, ndër më të mirët e ekipit

Gazeta Max

Zv.Kryeministri i Parë Mexhiti takoi Komunitetin Shqiptar të Selanikut

Gazeta Max