GazetaMax
Lajme

Taravari: Shumica e punëve janë dakorduar, negociatat duhet të përfundojnë deri nesër

Gostivar, 7 shkurt – Negociatat për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët (ASH) në koalicionin qeveritar janë drejt fundit dhe ndoshta do të përfundojnë deri nesër, deklaroi për MIA-n lideri i kësaj partie dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Lidhur me negociatat, kryetari i ASH-së sqaroi se shumica e çështjeve janë mbyllur dhe se “shumica e punëve” janë rënë dakord.

“Shpresoj që sot apo nesër përfundimisht t’i përfundojmë përgatitjet për hyrjen eventuale në Qeveri dhe këtë zyrtarisht do ta shpallim”, tha Taravari.

Për ndarjen e posteve zyrtare dhe resoreve ministrore, kreu i Aleancës për Shqiptarët përmendi se ende është duke e diskutuar, prandaj, siç theksoi, nuk do të ishte korrekte të flitej për këtë në këtë moment.

Për këtë çështje, sipas tij, ende janë duke u zhvilluar konsultimet ndërpartiake të partnerëve të koalicionit qeveritar.

“Gjithçka do të jetë më e qartë deri nesër, por do të presim konsultimet e vazhdueshme ndërmjet grupeve të punës të partive të shumicës qeveritare”, nënvizoi Taravari.

Related posts

Vuçiq: Përderisa unë jam president i Serbisë, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Gazeta Max

AlternAtivA me aktivitete sportivo-rekreative

Gazeta Max

Fillon polemika pas refuzimit të nismës për Referendum

Gazeta Max