GazetaMax
Lajme

Taravari: Të gjithë pacientët e hospitalizuar në Selanik janë në gjendje stabile

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, z. Timço Mucunski dhe Dr. Ilir Vela, sot në orët e hershme të mëngjesit arritën në Selanik për të vizituar dhe për t’u informuar mbi gjendjen shëndetësore të pacientëve të hospitalizuar.

“Vizituam Spitalin e Përgjithshëm Papanikolau dhe Spitalin Ushtarak në Selanik dhe në këtë moment mund të informoj se të gjithë pesë pacientët e pranuar në këto institucione janë në gjendje stabile. Shpreh mirënjohje të sinqertë ndaj kolegëve tanë në Selanik, si dhe ndaj popullit dhe qeverisë greke, për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre, si dhe për ndihmën që na ofruan në këto momente,” deklaroi ministri Taravari.

Ministria e Shëndetësisë mbetet në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente dhe partnerët ndërkombëtarë për koordinim dhe mbështetje të mëtejshme.

Related posts

Trençevska: Bashkëpunimi me Bankën Botërore çon në rezultate dukshëm pozitive

Gazeta Max

24 vite nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarë, Ahmeti: Koha nuk gllabëron kujtimet për ata që nuk kursyen jetën për lirinë e atdheut

Gazeta Max

BDI riafirmon qëndrimin e saj parimor për drejtësi të plotë, të pavarur dhe të pandikuar nga politika

Gazeta Max