GazetaMax
Lajme

Të hënën në Kuvend koordinim dhe prezantim të Presidencës suedeze me BE-në

Shkup, 5 janar – Nëntë janari është dita e parë e punës për deputetët në Kuvend. Fillon me takimin e rregullt të njerëzve të parë të grupeve të deputetëve me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. Nga ky koordinim duhet të dalin edhe aktivitetet për javën që vjen. Tani për tani për të hënën janë caktuar seanca të Këshillit Kombëtar për Eurointegrime dhe të Komisionit për Mbrojtje dhe Sigurim, derisa të martën më 10 janar pritet të mbahet seanca e parë plenare për këtë vit.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar për Eurointegrime do të dëgjojnë Programin dhe prioritetet e Presidencës suedeze me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën janar-qershor 2023.

Seanca e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri ka një pikë të rendit të ditës: Propozim – vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë e Hercegovinë (maj 2023 deri në nëntor të vitit 2023).

Seanca e parë kuvendore për këtë vit është planifikuar të mbahet më 10 janar. Në rendin e ditës të propozuar të seancës së 99-të tani janë vendosur 15 pika, kryesisht ligje në leximin e parë dhe të dytë.

Vitin e kaluar 2022, Kuvendi mbajti 39 seanca të reja, ndërsa së bashku me vazhdimet e 50 seancave të mëparshmeve. Janë mbajtur tetë seanca për pyetje të deputetëve, ka pasur katër fjalime të mysafirëve të huaj dhe një të presidentit të shtetit. Në këto 39 seanca ka pasur 290 pika të miratuara të rendit të ditës, prej të cilave 190 janë shqyrtuar, ndërsa 100 të pashqyrtuara.

Related posts

Universiteti i Tetovës mori pjesë në bienalen pranverore të aleancës universitare

Gazetamax.mk

Grabitja në Prishtinë, reagojnë nga Shoqata e Bankave: Sektori bankar po ballafaqohet me numër të lartë të sulmeve të armatosura

Gazetamax.mk

Zjarri në Preshevë, tymi mbërrin në fshatërat e Likovës

Gazetamax.mk