GazetaMax
Sport

Te Roma e pranojnë se kishin në dorë Hakim Ziyechin: Zaniolo prishi gjitha planet

Nicolo Zaniolo është lojtari më i ri i gjigantit turk Galatasaray.
Mesfushori ofensivë italian iu bashkua skuadrës nga Stambolli pasi ishte përjashtuar nga projekti teknik i Romës.
Deri te kjo erdhi pasi Zaniolo refuzoi ofertën e Bournemouth, që ishte shumë e mirë për Giallorosët dhe klubi vendosi masa ndaj tij.

Drejtori sportiv Thiago Pinto ka konfirmuar se Roma ka pasur në dorë transferimin e Hakim Ziyech nga Chelsea, por gjitha planet u prishën pasi nuk arritën ta shisnin Zaniolon gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Nuk dua të them kurrë se Zaniolo krijoi të gjitha problemet e Romës. Ne ishim të zhgënjyer me qëndrimin e tij, por vazhduam. Roma është më e madhe se unë, se Zaniolo dhe të gjithë”.

“Unë nuk jam në gjendje të gënjej, është e vërtetë që kemi folur me agjentët e tij dhe Chelsea për Ziyech”.
“Megjithatë ne kemi folur edhe me disa lojtarë të tjerë, por mos largimi i Zaniolos i prishi të gjitha planet tona”.
“Gjithsesi më vije keq që në fund Ziyech nuk u transferua do te PSG”, u shpreh Pinto.

Related posts

Lewandowski paralajmëron Haalandin: Jam akoma këtu, sezoni është i gjatë

Gazetamax.mk

Halil Kastrati i pajton Shvercerat dhe Ballistët, shtrihet dora e pajtimit në Prekazin legjendar të Adem Jasharit

Gazetamax.mk

Watford arrin marrëveshje me Barcelonën për Rey Manajn

Gazetamax.mk