GazetaMax
Lajme

“Telat ishin të zhveshur”, flasin fqinjët e çifit që humbi jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike

Fqinjët e çiftit të të moshuarve që humbën jetën tragjikisht, pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike teksa ishin në arë, kanë treguar se përballen me shumë problematika në zonë.

Në një intervistë, ata kanë thënë se të moshuarit Eqerem dhe Manure Zykaj ishin në tokën e tyre në fshatin Resulaj.

Gjithashtu janë shprehur se kanë pasur problematika sa i përket energjisë elektrike, pasi telat kanë qenë të zhveshur, duke thënë se gjithashtu edhe ata ndjehen të rrezikuar.

Teli është këputur që dje. Bëri hatanë e zezë dhe e zuri korenti. Sot nuk erdhi, se ne shkonim tek njëri-tjetri. Një grua dhe një burrë në hallin e tyre të vdesin nga korrenti, s’kemi c’të themi. Kjo lagja jonë është vdekur, pa ujë pa drita. Një orë ujë në ditë, pa rrugë pa ujë pa dritë. Kemi qenë 3 ditë pa drita, e lidhim me alumin, një masë bëhet këputet. Ne ditë për ditë jemi pa drita. I marrim në telefon nuk e hapin. U kemi thënë për telin që është i zhveshur. Aty po merrte flakë… Dy pleq dy punëtorë. Është gjynah. Korenti është i zhveshur mbi tarracë, e kemi ne tani radhën”, kanë treguar fqinjët.

Related posts

VMRO-DPMNE ka dorëzuar 200 amendamente për buxhetin

Gazetamax.mk

Gjatë vikendit me Covid janë infektuar 69 persona, 85 janë shëruar

Gazetamax.mk

Drejtori Havziju shtron Iftar për të burgosurit në burgun e Tetovës

Gazetamax.mk