GazetaMax
Lajme

Teqja dhe Bregu i Diellit me përkrahje të fuqishme për Kasamin: Vazhdojmë fuqishëm në 4-vjeçarin e ardhshëm

Kryetari aktual i Komunës së Tetovës dhe kandidati për një mandat të dytë, Bilall Kasami, ka marrë përkrahje të fuqishme nga banorët e lagjeve Teqe dhe Bregu i Diellit, dy prej zonave më simbolike të qytetit. Në një tubim entuziast, Kasami tha se kjo mbështetje është dëshmi e qartë se Tetova është në rrugë të mbarë dhe qytetarët duan vazhdimësi.

“Teqen e bëmë me rrugë evropiane, ndërsa në Bregun e Diellit e zgjidhëm problemin shumëvjeçar me ujin e pijshëm” deklaroi Kasami, duke theksuar se këto janë vetëm disa nga rezultatet konkrete të mandatit të tij të parë.

Ai shtoi se këto dy lagje, ashtu si mbarë Tetova, po transformohen dita-ditës, dhe se në mandatin e ardhshëm do të punohet “edhe më mirë, edhe më shumë, edhe më fuqishëm” për të vazhduar zhvillimin e qytetit.

“Kjo prezencë dhe përkrahje nga zemra e Tetovës na mbush zemrat plot entuziazëm për fitoren e madhe të 19 tetorit”, u shpreh Kasami para mbështetësve.

Related posts

Në seancë plenare ligji për 530 milion eurot për përballje me krizën

Gazeta Max

Biznesmeni Florenx Kullani vlerësohet me çmimin “Duart e lutjes” në “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”

Gazeta Max

LSDM-BDI: Rritja e shumicës parlamentare, disfatë për VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin

Gazeta Max