GazetaMax
Lajme

Tërmet i fuqishëm 6.4 godet Japoninë

Një tërmet me magnitudë 6.4 shkallë Rihter tronditi Japoninë perëndimore të martën, pa shkaktuar dëme të mëdha materiale apo viktima.

Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, epiqendra e tërmetit ishte në prefekturën Shimane, me thellësi rreth 10 kilometra. Autoritetet vendase konfirmuan se nuk ka rrezik për cunami.

Kryeqyteti i prefekturës, Matsue, si dhe qytetet përreth, përfshirë disa në prefekturën fqinje Tottori, u ndjenë më shumë nga lëkundjet sizmike. Departamentet lokale të zjarrfikësve raportuan vetëm disa lëndime të lehta, ndërsa Autoriteti i Rregullimit Bërthamor njoftoi se centralit bërthamor Shimame nuk i janë shfaqur ndonjë problem.

Japonia ndodhet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, një nga zonat më sizmikisht aktive në botë, ku tërmetet janë të shpeshta.