GazetaMax
Kuriozitete

Tetova: Peng këtë vit? Mund të bënim më mirë në Europë

Egnatia ka triumfuar ndaj Kukësit me rezultatin 2-0 në finalen e Superkupës së Shqipërisë.

Trajneri triumfues, Edlir Tetova ka folur për mediat pas trofeut të fituar nga rrogozhinasit.

“Është një kënaqësi e madhe, arrij të realizojë një projekt timin. Dua të falenderoj të gjithë djemtë që i kam mërzitur shumë.

Kemi bërë një dominim ashtu si në lojë po dhe në rezultate. Mund të bënim më mirë në Europë këtë vit, sidomos në ndeshjen e Champions, ndeshjen e dytë nuk e meritonim atë rezultat.

Mendoj me organikën që kemi jemi munduar t’i mbajmë lojtarët gati me lojëra argëtuese.

Në këtë ndeshje përgatitja ka qenë më shumë teorike sesa praktike. Përderisa Kukësi ka ardhur në finale, nuk ka pse të ishte një ekip tjetër.

Jemi ekip i Superiores dhe Kukësi militon në Kategorinë e Parë, por është vetëm një ndeshje.

Kemi dy djem shumë të talentuar që i kemi marrë në ekipin e parë. Njëri është i dëmtuar ndërsa tjetri ka shkuar për një provë jashtë dhe Zoti ja bëftë mbarë atje ku ka shkuar. Ndërsa djali që kemi marrë në ekip padyshim që do ketë minuta kur të jetë në formën e tij optimale”, u shpreh Tetova.

Burimi: botasot.info

Related posts

Dy legjendat e Bayernit tallen me Interin: Nuk luajti keq, por s’mund të krahasohet dot me ne

Gazetamax.mk

Momenti më i bukur i mbrëmjes së kaluar – fëmijët të mahnitur kur e panë Messin, argjentinasi u jep dashuri

Gazetamax.mk

Zvicra publikon listën për Katar 2022, ftohen tre shqiptarë – mbetet jashtë Andi Zeqiri

Gazetamax.mk