GazetaMax
Lajme

Tetova po ZHVILLOHET – prandaj po sulmohet

Ata që për vite të tëra nuk punuan asgjë për qytetin, sot përpiqen ta pengojnë zhvillimin me #DEZINFORMATA. Ata të cilët vetëm e shkatërruan dhe e bllokuan Tetovën, tani s’mund të përballojnë faktin se çdo ditë e më shumë, Tetova po ngrihet!

Shkruan: Rilind Selmani

Sot, me udhëheqjen e Bilall Kasamit, çdo ditë finalizohet një punë konkrete:

• Po punohet intensivisht në planet detale, për t’i mundësuar çdo qytetari të marrë leje ndërtimi dhe të paguaj komunalet ku ato shfrytëzohen për qytetarët dhe për menaxhimin e mirëfillt.
• Po vendoset rend dhe planifikim pas kaosit urban të trashëguar.
• Janë miratuar 6 plane detale, 10 janë në ministri, dhe 15 të tjera në procedurë.
Kemi nisur edhe procedurën për Planin Gjeneral Urbanistik, i cili nuk është prekur që nga viti 2003. Ky plan do të zgjerojë qytetin në mënyrë të organizuar dhe përfshin rrjet të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit, që do të mundësojë funksionimin efikas të katastarit nëntokësor.

Puna jonë nuk ndalet këtu:

• Kemi fituar grandin 40miluon euro nga Banka Botërore për kolektorin e qytetit, një projekt strategjik për mjedisin dhe shëndetin publik.
• Janë përpunuar mbi 2500 lëndë shpronësimi, duke larguar interesin privat mbi publikun.
• Janë zgjidhur mbi 3000 lëndë legalizimi, që qytetarët çdo muaj t’i marrin dokumentet në dorë.
• Kemi vendosur sportelet më funksionale për urbanizëm, financa, e më shumë, si asnjë komunë tjetër në vend.
Me këto projekte, kemi realizuar:
• Mbi 30 rrugë të asfaltuara,
• 15 projekte të ujësjellësit e kanalizimit,
• Mbi 15 milionë euro investime për vitin 2025.

Ne punojmë me kryelartësi, sepse jemi të pastër dhe sepse besojmë se Tetova meriton më mirë.

Qytetarët do të flasin qartë në ditën e zgjedhjeve – sepse kur punon me rezultat, s’ka kush guxon të të dalë përballë.
Tetova po zhvillohet. Sulmet na forcojnë. Zhvillimi nuk ndalet!

Autori është udhëheqës i Sektorit për urbanizëm në komunën e Tetovës

Related posts

Higjiena Komunale sqaron arsyen se përse nuk u vazhduan kontratat për 33 persona

Gazeta Max

Maria Shmid: Jam e impresionuar me mënyrën se si Maqedonia e Veriut kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë rajonale

Gazeta Max

EDITORIAL / Ku do shkojnë 350 milionë euro që do i ndajë Qeveria !

Gazeta Max