GazetaMax
Lajme

Tetovarët do të presin edhe dy vjet për banesa sociale

Tetovë, 9 janar – Banorët e Tetovës do duhet të presin të paktën edhe dy vite për banesa sociale. Kjo për shkak të mungesës së një plani gjeneral urbanistik dhe atij detal urbanistik për parcelën e ndërtimit të banesave sociale. Kreu i këshillit komunal Besar Durmishi, ka deklaruar se, vendi tashmë është caktuar dhe për të njëjtin po bëhen hapa në drejtim të detajizimit të planit, ndërkohë është filluar edhe procedura e planit gjeneral për qytetin, me qëllim lehtësimin e punëve në drejtim të ndërtimit të banesave sociale.

“Diku dy vite do të merr plani gjeneral edhe më pas do nisen të punohen planet detale se ku të zgjerohet qyteti apo të parashihen leje ndërtimi të ndërtesave të ndryshme apo siç janë ndërtesa sociale. Ne kemi paraparë në rrugën industrial ku në atë pjesë jeton komuniteti romë, ne kemi nisur që të punohen nga arkitekte që janë në bashkëpunim me komunën e Tetovës për një plan detal urbanistik në atë zonë”, deklaroi Besar Durmishi, Kryetar i këshillit komunal.

Ministri i transportit Boçvarski për mos ndërtimin e banesave sociale në Tetovë për vite me radhë, fajin e hodhi tek komuna e Tetovës.

“Komuna është ajo që e menaxhon urbanizimin edhe në cilën pjesë edhe çfarë lloji të ndërtesës planifikon që të ndërtohet. Qeveria është e hapur gjithsesi nëse ka një kërkesë të tillë me vëmendje ta shikojmë edhe të përpiqemi të gjejmë mjete”, tha Bllagoja Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Mbi pesë për qind nga numri i përgjithshëm i popullatës në Tetovë e rrethinë, jetojnë nga ndihma sociale të cilët poashtu kanë edhe problemin e banimit. Qyteti i Tetovës nuk ka plan gjeneral urbanistik që prej dhjetë vitesh. I njëjti ka filluar ditë më parë të përgatitet nga komuna e Tetovës. /Alsat.mk

Related posts

Haxhiu “Jo” e madhe për Kryetare të Kuvendit: Rrëzim pas rrëzimi, VV s’e heq nga propozimi

Gazeta Max

Agron Dedivanaj: Diaspora jeton me hallet e vendlindjes, të bashkuar e me besë fitorja e sigurtë

Gazeta Max

Ahmeti: BDI e ka mbrojtur dhe do ta mbroj Kërçovën dhe këtë herë do ta fitojnë shqiptarët e Kërçovës

Gazeta Max