GazetaMax
Lajme

Thaçi për Taravarin: Kur ai u siguru te Ali Ahmeti për mbijetesë politike, filloj të bëjë patriotizëm

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë largimin e Arben Taravarit nga Qeveria, transmeton Zhurnal.mk.

Në një intervistë për televizionin TËVË, Thaçi hodhi dyshime të forta mbi motivet e dorëheqjes së Taravarit, duke i cilësuar si “të pavërteta” pretendimet për arsye kombëtare., duke shtuar se ai nuk i ka dëgjuar shpjegimet e tij.

“Pa keqkuptime, ashtë lehtë të vishë në Prishtinë, apo në Tiranë, të futësh të emision dhe të flasësh çfarë të duash. Debati i vërtetë, nëse Taravari apo dikush tjetër pranon që të jam dhe unë prezent aty, këmbejmë argumentet.

Një, z.Taravari është larguhuar prej qeverie për shkak të mosmarrëveshjeve në VLEN, ska pas lidhje me çështjen kombëtare. Janë deklaratat e tij që ai ka kërkuar 40% të listave të këshilltare, dhe ka kërkuar për kryetar komune të garojnë bashkë.

E kam fjalë, ka qenë çështje e interesave grupore dhe personale. Më pastaj kur arriti me z.Ahmeti ta siguroj mbijetesën e vet politike, më vonë një muaj e gjysmë, dy…., u zgjuan ndjenjat kombëtare të Taravarit. Takimet e tij me Mickovskin , në fund dy tre takime kanë qenë me komunikata pim bashkë, atmosferë miqësore, kështu me radhë.

Kur ai u siguru te z. Ali Ahmeti për mbijetesë politike, filloj të bëjë patriotizëm, ndërsa informatat e mija flasin, se largimi tij, është si pasoj e mos respektim të skajshëm të atij si ministër i Shëndetësisë nga ana e kryeministrit. Dhe këtë argument e mbështes me tenderin i cili u hap në Qendrën Klinike në Shkup që kushtonte me 10tra-minlina euro. E hapi ky, e nënshkruaji ky, ndërsa kryeministri ja prishi me tender, me biznes me të gjitha. Dhe unë mendoj se kjo ishte arsyeja kryesore. Nuk ka pas arsye kombëtare.” tha Menduh Thaçi.”//Zhurnal.mk

Related posts

Pas vitit të ri paralajmërohen bisedime më intenzive për ndryshimt kushtetuese

Gazeta Max

Me cilat vende ka shkëmbim tregtar më shumë vendi jonë

Gazeta Max

Izet Mexhiti: Transformimi i rrugës së Çairçanes në bulevard – prioritet absolut që nga dita e parë e mandatit të ri

Gazeta Max