GazetaMax
Lajme

Themelohet Këshill Koordinues nën udhëheqjen e deputetit Hysni Ismaili

Mbrëmë në Tetovë, fraksioni i shkëputur nga partia politike “Alternativa” , e cila gjatë këtyre muajve në shumicën e degëve kishte vendosur që t’i pezullojë aktivitetet e tyre mbrendapartiake, unanimisht kanë sjellur vendim që të formojnë Këshill Koordinues.

Në takimin e mbrëmshëm, ku ishin prezentë 13 degë me përfaqësues të tyre, përfaqësues nga Forumi i Gruas dhe përfaqësues nga Forumi Rinor, u formua Këshill Koordinues, ku përveç që u fol rreth situatës politike në vend, nga ky Këshill i sapoformuar, u sollën këto vendime:

– Deputeti i zonës 6 zgjedhore, Hysni Ismaili, me mbështetjen e degës së Tetovës, si dhe me mbështetjen unanime të përfaqësuesve nga degët përkatëse u zgjodh koordniator i Këshillit;
– Gjithashtu, përveç koordinatorit, Këshilli me vota unanime për zv.koordniator zgjodhi Muaz Emin, ndërsa si zëdhënës u caktua Meriton Civuli nga Çairi;

Takimi u përmbyllës me një koktej rasti, ndërsa përfaqësuesve të 13-të degëve, Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas, iu potencua se ditëve në vijim do të jenë të njoftuar rreth zhvillimeve të ardhshme politike.

Related posts

Për digjitalizim të librave amë janë shpenzuar 8.5 milionë euro, shërbimi ndaj qytetarëve zero

Gazeta Max

Xhaferi e refuzoi iniciativën e VMRO për Referendum

Gazeta Max

Pak histori e re po nis në Bogovinë — VLEN sjell shpresë dhe ndryshim me Feti Abazin

Gazeta Max