GazetaMax
Lajme

T’i kërkohet ndihmë NATO-s për mbështetje drejt BE

Shkup, 7 Maj – Në kushtet e ndërtimit të unitetit ndërmjet NATO-s dhe Bashkimit Evropian, lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, Qeveria e Maqedonisë e ka harmonizuar plotësisht politikën e saj të jashtme me politikat e NATO-s dhe BE-së. Nisur nga rirregullimet gjeostrategjike, Lidhja Demokratike i bën thirrje Qeverisë që të kërkojë mbështetjen e vendeve anëtare të NATO-s që janë edhe anëtare të BE-së, për të siguruar zhbllokimin në fillim të negociatave të Maqedonisë me Bashkimin Evropian.

“Anëtarët me ndikim të BE-së, si Gjermania dhe Franca, mund ta bindin Bullgarinë që të heqë veton për fillimin e negociatave pa asnjë kusht dhe shantazh, sepse kërkesat e Sofjes zyrtare janë në kundërshtim me kriteret evropiane dhe anakronike në shekullin e 21-të.

Në të njëjtën kohë, shprehim rezerva për qëndrimet e shprehura nga lidershipi shtetëror-politik se ekziston një qëndrim i vetëm midis partive në pushtet dhe opozitës, që bullgarët të inkorporohen në Kushtetutë, si zëvendësim për fillimin e negociatave me BE-në, duke harruar maqedonasit në Bullgari.

Bashkimi Evropian – PO, shantazheve – JO, më në fund të sillemi si shtetarë dhe me dinjitet!”, thonë nga LD.

Related posts

Bastisje në Shkup, arrestohen disa persona

Gazeta Max

Pesë të vdekur, përmbledhje detajesh dhe pamjesh nga stuhia që “terroi” pjesë të Sllovenisë, Kroacisë, BeH dhe Serbisë

Gazeta Max

Nënkryetari i Parlamentit, Miloshoski priti në takim ministren daneze, Bjer

Gazeta Max