Real Madrid – Manchester City ka qenë një ndeshje e jashtëzakonshme, por në atë takim ndodhi një rast tejet interesant.
Një tifoz shqiptar vendosi të futet në fushë me flamurin kuqezi dhe ai shkoi direkt tek Karim Benzema për ta përqafuar atë.
Në momentin që tifozi shqiptar u fut në fushë kamerat në transmetim direkt e humbën pamjen, por në rrjetet sociale janë shpërndarë shumë video.
Tifozi shqiptar është një bashkatdhetarë që jeton në Frankfurt të Gjermanisë i cili vendosi të futet në fushë për ta përqafuar Karim Benzeman.
Ka qenë vet Agimi që ka publikuar videon nga momenti që u fut në fushë, duke mashtruar edhe sigurimin.
Gjithsesi ai arriti qëllimin e tij duke shpalosur flamurin shqiptar në Santiago Bernabeu, duke reklamuar edhe biznesin e tij dhe duke përqafuar sulmuesin francez.