GazetaMax
Sport

Tirana, “pa rival”/ Kampionati, në shenjën “bardheblu”

Futbolli i klubeve ia lë skenën kombëtareve, me kampionatin që mbyllet në shenjën e Tiranës. Një tjetër derbi i fituar me Dinamon, duke nxjerë në dukje një tjetër protagonist të një grupi fitues, Visar Bekajn, një tjetër trepikësh i rëndë, dhe veç të tjerash, një konfirmim më shumë se në këtë kampionat, askush nuk është në gjendje të ruajë hapin e “bardhebluve”.

Laçi dhe Vllaznia janë mundur, ndërkohë që Kukësi nuk ka shkuar dot më tej një barazimi përballë Skënderbeut, rezultate që bëjnë që Tirana të udhëtojë me një diferencë prej 13 pikësh nga ndjekësit më të afërt, kurbinasit e Josës që nuk e kanë marrë më veten pas atyre 4 golave të pësuar brënda një pjese në “Air Albania”, ndërsa Kukësi dhe Vllaznia përtej klasifikimit qartazi kanë treguar se nuk kanë stofin e skuadrave për të pretendtuar deri në fund, në luftën për titull.

Tirana e Shehit ndërkohë ka ditur të reagojë menjëherë pas asaj surprize të pësuar në transfertën me Kastriotin, që nga ajo ndeshje një seri prej 4 fitoresh dhe vetëm një barazimi, ai në derbin me Partizanin, duke demonstruar në çdo takim se ka diçka më tepër se kundërshtarët, duke fituar madje edhe kur nuk kanë qenë në ditën e tyre më të mirë.

Me kampionatin që hyn në fazën finale pas pauzës së kombëtareve, duket e vështirë të imagjinosh një skenar ku dominimi “bardheblu” kërcënohet, kjo mund të ndodhë vetëm me një harakiri të bujshëm të vetë Tiranës që tani garën e ka me veten, duke nisur nga misioni për të ruajtur të njëjtin ritëm edhe në rinisjen e Superiores.

Related posts

Marrëveshjen Sanches-Milan, e shkatërroi ky njeri

Gazetamax.mk

Punë e kryer! Për këtë skuadër do të luajë Neuer

Gazetamax.mk

Sterling te Chelsea – zyrtarizimi çështje kohësh

Gazetamax.mk