GazetaMax
Lajme

Tmerr/ Reparti infektiv në Veles nuk ka ngrohje, pacientët braktisin klinikën

Veles, 22 nëntor – Nuk ka ngrohje në repartin infektiv të spitalit të Velesit. Pacientët po ngrihen nga i ftohti edhe në ambulantë edhe në mjekim spitalor. Sllavica Trajkova, infektologe në spital, për A1on thotë se reparti infektiv nuk ka ngrohje sepse uji i ngrohtë derisa arrinë tek ata, ftohet, e askush nuk angazhohet të zgjidhë këtë problem, transmeton Zhurnal.

“Në temperatura nga 10gradë në hapësirat e ambulantës speciale kontrollohen pacientët, prej fëmijëve e deri te më të moshuarit.. Asgjë nuk dallon edhe në dhomat e spitalit.. Por atje nuk ka batanije. Reparti infektiv është objekt i jashtëm dhe ka disa vite që ka probleme me ngrohjen. Ngrohja në spital kyçet 2-3 orë n mëngjes dhe 2-3 orë në mbrëmje, por deri te reparti infektiv uji i ngrohtë nuk përçon, ftohet derisa arrinë. Vitet e fundit pacientëve u lejoheshte të përdorin mjete ngrohëse në dhoma të cilat i mernin nga shtëpia. Tani është tmerr. Nënshkruhen në përgjegjësi të vete përshkak kushteve dhe e braktisin repartin. Problemi me linjën e ngrohjes nuk është zgjidhur, e është vështirë në kushte të krizës në çdo aspekt”, thotë mjekja Trajkova./Zhurnal.mk

Related posts

MPJ rekomandon që të mos udhëtohet për në Republikën Islamike të Iranit

Gazeta Max

Pushteti kundër zgjedhjeve të parakohshme, çfarë veprime paralajmëron opozita?

Gazeta Max

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu

Gazeta Max