GazetaMax
SPORT

Toni Kroos: Po përmirësohemi çdo ditë, kush na njeh e di se do të luftojmë për 6 trofetë

Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos ka dhënë disa komente për fazën përgatitore të Real Madrid.
Ylli gjerman ka thënë se skuadra e Real Madrid po bën maksimumin në fazën përgatitore për të qenë sa më mirë në ndeshjen e 10 gushtit.
Kroos ka premtuar se ‘Los Blancos’ do të jenë në luftë për të gjashtë trofetë.
“Ne po përmirësohemi çdo ditë. Ne po punojmë shumë për sezonin. Tani duhet të kapim ritmin dhe dinamikën e ndeshjeve për të qenë gati më 10 gusht, kur luajmë titullin e parë”, ka thënë Kroos.
“Të gjitha ata që na njohin e dinë se do të luftojmë për gjashtë titujt”, shtoi gjermani.
Më 10 gusht, Real Madrid luan për Superkupën e Evropës, përballë skuadrës së Eintracht Frankfurt.

Related posts

Analizë, statistika, parashikim dhe formacionet e mundshme: Villarreal – Liverpool

e-max

PSG ia vë syrin futbollistit të famshëm

e-max

Rrahje mes tifozëve të Drenicës dhe Malishevës

e-max