GazetaMax
Lajme

Tragjedia e Vargas, një nga fatkeqësitë më të mëdha natyrore në Venezuelë

Më 14 dhjetor 1999, shteti Vargas në Venezuelë u godit nga një katastrofë natyrore shkatërrimtare. Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje të tokës, duke sjellë pasoja tragjike për mijëra banorë.

Sipas raportimeve, lumenjtë e baltës dhe inertëve shkatërruan gjithçka që gjetën përpara: u vranë mijëra njerëz, mijëra shtëpi u zhdukën, ndërsa infrastruktura shtetërore pësoi kolaps të plotë.

Ekipet e shpëtimit raportuan se lagjja Los Corales u mbulua nga rrëshqitjet e baltës deri në tre metra lartësi. Një pjesë e madhe e banesave u morën nga oqeani, ndërsa fshatra të tërë, si Cerro Grande dhe Carmen de Uria, u zhdukën nga harta.

Vlerësohet se mes 10.000 dhe 30.000 persona humbën jetën në këtë fatkeqësi, e cila mbetet një nga ngjarjet më të rënda natyrore në historinë e Venezuelës moderne.

Related posts

Ekskluzive/ Adem Avziu pritet të jetë shef shtabi i BDI për Tetovë

Gazeta Max

Drejtori Halili: Prezantimi i asistentit digjital në sektorin publik “ADA” i krijuar për nevojat e programeve të ndihmës shtetërore

Gazeta Max

Këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj: Njohja nga Kenia mund të nxisë valë të re njohjesh, Kosova të hap ambasadë në Nairobi

Gazeta Max