GazetaMax
Lajme

Trajanov: Bullgarët duhet të hynë në Kushtetutë

Shkup, 20 Prill – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë, Pavle Trajanov theksoi se për partinë e tij nuk është problem përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë, por, siç thotë ai, e njëjta duhet të ndodhë edhe në Bullgari.

“Qëndrimi i LDM-së është i qartë, ne jemi maqedonas me gjuhë tonën dhe kërkojmë reciprocitet në lidhje me pakicat në dy vendet. S’kemi problem me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, por e njëta duhet të ndodhë edhe me pakicën maqedonase në Bullgari”, u shpreh Trajanov.

Sipas tij, shumica e deputetëve nuk do të mbështesin zgjidhje ku nuk përfshihet reciprociteti, ndërsa qëllimi i tyre është që pakica maqedonase të pranohet në Bullgari.

“Ne si shtet jemi shtet demokratik dhe secili mund të formojë partinë e tyre. Pse për Bulltarinë kjo përbën një problem?”, u shpreh Trajanov.

Related posts

Dënime më të rrepta dhe më të gjata me burg për trafikim me qenie njerëzore

Gazetamax.mk

Blegtori nga Tetova kërkon ndihmë nga Qeveria

Gazetamax.mk

Vihet gurthemeli për kishën Nënë Tereza në Kakarriq, Dedivanaj: Do të sjellë një dritë të re atdhetare dhe kombtare në këtë trevë

Gazetamax.mk