GazetaMax
Sport

Trajneri i ri i Manchester United, Erik ten Hag ka marr vendimin për Cristiano Ronaldon

Erik ten Hag dëshiron që Cristiano Ronaldo të qëndrojë në Manchester United dhe planifikon ta bëjë atë pjesë kyçe të skuadrës së tij të re sezonin e ardhshëm.
37-vjeçari iu bashkua Man United verën e kaluar pasi fillimisht u flit se do të shkonte te Manchester City , por e ardhmja e tij, përpara ardhjes së Ten Hag, është kthyer në çështje spekulimesh.
Pavarësisht vështirësive, Ronaldo ka ruajtur standardet e tij pothuajse të pakrahasueshme të përsosmërisë dhe ka shënuar 24 gola në të gjitha garat.

Megjithatë, Man UTtd nuk do të jetë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe Ronaldo ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.
Ronaldo ka marrëveshje dyvjeçare me klubin dhe Ten Hag, sipas Telegraph, dëshiron ta mbajë ish-superyllin e Real Madridit, edhe nëse ai mund të mos jetë i përshtatshëm për stilin e futbollit që dëshiron të zbatojë.
Ten Hag ka vendosur të bëjë shumë ndryshime në skuadër, por nuk sheh arsye për të hequr dorë nga Ronaldo.

Trajneri aktual i Ajaxit, megjithatë, synon të nënshkruajë të paktën me një sulmues të ri, gjë që mund të mos jetë e mirë për Ronaldon, veçanërisht pasi do t’ia kufizonte kohën e tij.
Për më tepër, Ronaldo ende mund ta marrë vendimin, por as që ka kërkuar nga United një lëvizje diku tjetër, veçanërisht pas dështimit për t’u kualifikuar në kompeticionin elitar të klubeve evropiane.

Related posts

Konrad Laimer, pritet të jetë nënshkrimi i radhës për Bayernin

Gazetamax.mk

Deulofeu: Momentet më të mira të karrierës i kam kaluar te Milan

Gazetamax.mk

Wilder: Dua të boksoj edhe për tri vite

Gazetamax.mk