GazetaMax
Lajme

Transportuesit privat vazhdojnë me bllokadat, ftojnë qytetarët t’i vizitojnë autobusët e tyre

Shkup, 12 dhjetor – Transportuesit privat të autobusëve sot pasdite për MIA-n informuan se autobusët e tyre tani për tani mbeten të parkuar në bulevardin “Ilinden” para Qytetit të Shkupit.

“Secili që dëshiron ta sjellë fëmijën e vet apo nipin, t’i shohin autobusët brenda, të ulen në karrigen e vozitësit, ta mbajnë timonin me dorë, të ndjehen si vozitës autobusi… urdhëroni, jeni të mirëseardhur, ndërkaq e tërë kjo do të mbikëqyret nga personi i angazhuar për mbikëqyrje në praninë Tuaj”, thonë për MIA-n nga shoqata e transportuesve privatë “Slloboda prevoz”.

Transportuesit privat porosisin se ndodhen në lokacionin e cekur 24 orë, ndërkaq koha më ideale për vizitë është prej orës 9:00 deri në orën 17:00. 

Related posts

Lladrovci: Këtë prirje të shtetit serb për gjenocid e kemi njohur e ditur që nga viti 1878

Gazeta Max

“E tërhiqte nga flokët”- Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Mynih, burri nga Kosova që sulmoi me thikë gruan e kishte rrahur më herët

Gazeta Max

Rruga VK “Novo sellë” e mbyllur për shkak të fatkeqësisë në trafik

Gazeta Max