GazetaMax
Lajme

Tre persona, mes tyre një nga Maqedonia, gjenden të vrarë në qese plastike në Bolivi

Trupat e një maqedonasi dhe dy serbëve, të vrarë në Amerikën e Jugut, siç raportojnë mediat, janë gjetur në qese të zeza plastike. Sipas informacioneve jozyrtare, ata janë torturuar dhe më pas ekzekutuar në Bolivi, raporton gazeta “Politika” e Beogradit.

Trupat janë dërguar për autopsi, e cila duhet të përcaktojë arsyet e sakta të vdekjes. Viktimat ende nuk janë identifikuar zyrtarisht. Bazuar në gjurmët fillestare, dyshohet se fillimisht janë torturuar në mënyrë brutale, më pas janë vrarë dhe paketuar në qese të zeza plastike, theksojnë burime nga hetimi.

Maqedonasi i vrarë, siç shkruajnë mediat, është Dejanço L. Njëri nga dy shtetasit serbë, sipas “Politika”-s, është Miljan Q., i njohur si “Itri”, nga Nishi, udhëheqës i një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar që merrej me shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut drejt disa vendeve të Evropës Perëndimore. Siç shkruajnë mediat, ai është likuiduar dy ditë më parë, me shumë gjasë në territorin e Bolivisë.

Edhe viktima e dytë nga Serbia është me origjinë nga Nishi dhe në territorin e Amerikës së Jugut lëvizte me të dhëna të rreme identifikimi.

Related posts

Pandov takon drejtorin e Shoqatës Europiane të Kartës Rinore (EYCA), Manel Sanchez dhe menaxheren e programit, Corina Pirvulescu

Gazeta Max

Kolona të gjata në pikëkalimin kufitar Bllacë

Gazeta Max

13 vjet “Jetimat e Ballkanit”, Grubi: Respekt dhe mirënjohje ndaj punës së palodhshme

Gazeta Max