GazetaMax
Lajme

Tre të arrestuar për sulmin fizik ndaj kryetarit të Haraçinës

Shkup, 13 Shtator – Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë arrestuar tre persona pas sulmit ndaj kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraim.

Nga MPB thonë se është njoftuar edhe Prokuroria dhe se pas dokumentimit të rastit, ndaj personave në fjalë do të parashtrohet kallëzim penal.

“Sot (13.09.2022), zyrtarët policorë të Njësisë për Krime të Dhunshme pranë SPB-Shkup kanë ndaluar R.A., R.A. dhe B.A. pas një raportimi të mëparshëm sot në mëngjes nga R.I. se është sulmuar fizikisht nga ata në zyrën e tij në komunën e Haraçinës. Është njoftuar prokurori publik dhe në koordinim me Prokurorinë Publike të Shkupit, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tyre do të bëhet kallëzim penal për veprën penale “Dhunë” nga neni 386 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Related posts

Mexhiti: Mendoj që në rrethanat aktuale është një marrëveshje solide që jep shpresë për një fillim të mbarë dhe një qeverisje të mirë

Gazeta Max

Ruskovska: Më kërcënuan që të kem kujdes, përndryshe do të përfundoj si Katica Janeva

Gazeta Max

Kryetarja e BERZH-it, Odil Reno-Baso për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Gazeta Max