GazetaMax
Lajme

Tre vetura, tre autobusë dhe një minibus u kapën duke kryer transport ilegal të udhëtarëve

Shkup, 12 shtator – Nëpunës policorë të stacionit policor në vendkalimin kufitar Tabanoc dhe stacionit policor të kalimit kufitar Bllacë në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veri më datë 10, 11 dhe 12.09.2022, gjatë kontrollit plotësues hyrje-dalje të shtatë automjeteve motorike, prej të cilave tri vetura , tre autobusë dhe një minibus, të cilët kryenin transport ndërkombëtar të udhëtarëve, janë konstatuar se kanë kryer shkelje, pra nuk kanë dokumentacionin e përcaktuar me ligj, kumtoi MPB-ja.

Kështu, në vendkalimin kufitar Bllacë, gjatë kontrollit të autobusit me targa të Tetovës, i drejtuar nga Z.S.(41) nga Gostivari, është konstatuar se i njëjti po kryente transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa poseduar dokumentacion përkatës.

“Në vendkalimin kufitar Tabanoc, gjatë kontrollit të një minibusi, i drejtuar nga B.XH.(60) nga Zhelina, vetura e tipit “Ford Transit”, i drejtuar nga V.G.(44) nga Strumica,vetura “Opel Vectra”, i drejtuar nga S.D. 47) nga Kumanova, autobus i drejtuar nga S.E.(49) nga Tetova, autobus i drejtuar nga J.G.(38) nga Dibra dhe furgon i drejtuar nga E.A.(55) nga Kumanova, të gjithë me shenja nacionale maqedonase, është konstatuar se kryejnë transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa posedim të dokumentacionit përkatës”, theksohet në kumtesen e MPB-së.

Nëpunësit policorë dhe Inspektorati Shtetëror i Transportit vendosën sanksionet përkatëse ndaj drejtuesve të mjeteve dhe personave juridikë.

Related posts

NASA publikon pamje, si duket Maqedonia nga stacioni hapësinor ndërkombëtar?

Gazeta Max

Taravari: Sot është transporti i fundit i të lënduarve jashtë vendit, të plagosurit janë në gjendje relativisht stabile dhe nuk ka të vdekur

Gazeta Max

Kasami: VLEN është si një familje shqiptare – ka zëra, ka debat, por ecet bashkë

Gazeta Max