GazetaMax
Lajme

Tregu i kripto valutave i ndikuar nga shtrejtimi i energjisë elektrike

Shkup, 13 Nëntor – Kriza ekonomike dhe energjetike ka goditur edhe tregun e kripto valutave. Ekspertët e kësaj fushe thonë se zhvillimet e fundit kanë ndikuar që njerëzit të jenë më pak të interesuar për të investuar në kripto dhe për të tregtuar me to. Llukman Musliu, madje thotë se për shkak të shtrenjtimit të energjisë elektrike, shumë më i vogël është edhe numri i personave që dëshirojnë të investojnë në prodhimin e kripto valutave.

“Duke pasur parasysh edhe krizën ekonomike, inflacionin, ngjarjet që kanë ndodhur, lufta e gjitha këto si çdo treg, për shembull edhe tregu i bursave të kompanive të ndryshme është poshtë, për shkak se influencohet direkt nga ndodhitë që ndodhin, e kjo ndikon edhe tek ajo sa kanë njerëzit hapësirë të blejnë asete të këtilla dhe kjo ndikon edhe në çmim sepse nëse nuk ka blerës edhe çmimi do të jetë më poshtë”, tha Lukman Musliu, ekspert i IT.

Musliu thotë se shumica e personave që tashmë kanë blerë kripto, i mbajnë por nuk i shesin ose nuk tregtojnë me to, për shkak se çmimet kanë rënë tej mase. Ndërkohë qytetarët të cilët i anketuam tregohen tepër të rezervuar ndaj kripto valutave. Disa prej tyre madje nuk i besojnë aspak biznesit me to.

“Di gjithçka rreth tyre, por nuk i shfrytëzoj dhe nuk më intereson…”, tha një qytetare.

“Nuk kemi ble, nuk kemi pas pare me ble”, u shpreh një qytetar.

“Mendoj se në gjithë botën është kriza ekonomike dhe mendoj se kjo ndikon, por nuk u rekomandoj askujt dhe as vet nuk përdor kripto valuta, sepse nuk janë të sigurta…. normal ata me rrymë prodhohen dhe unë nuk i rekomandoj askujt të merret me kripto valuta, nuk janë të sigurta, nuk janë të sigurta denarët tonë e jo më kripto valutat…”, deklaroi një qytetar.

“As nuk i kam përdor as nuk i përdori bile, s’ka gjë prej asaj. Krejt është rrena, ajo është diçka që mendon se do ta bësh a asgjë s’bën”, shtoi një qytetar tjetër.

Para se të fillojë lufta në Ukrainë dhe të shfaqet kriza energjetike dhe ekonomike kripto valutat dhe prodhimi i tyre shënoi një rritje rapide. Ato filluan të përdoren edhe për blerjen e një numri të madh të produkteve dhe të jenë pjesë e tregtimit të përditshme. Por në gjashtë muajt e fundit, vlera e këtyre valutave ka rënë tej mase./

Related posts

Inspektorët kërkojnë ndryshimin e modelit të mbikqyrjes inspektuese komunale

Gazetamax.mk

Safije Sadiki Shaini: Mandati im si deputete përfundoi, mbështetja juaj ka qenë forca ime kryesore

Gazetamax.mk

VIDEO/ Nga takimet me qytetarë, Osmani: Falënderime pafund për mirënjohjet e shprehura me aq sinqeritet dhe emocion!

Gazetamax.mk