GazetaMax
Lajme

Trençevska: Bashkëpunimi i përbashkët do të kontribuojë në sqarimin e disa paqartësive dhe dilemave

Shtip, 23 janar – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, mori pjesë edhe në debatin e tretë publik për Ligjin për marrëdhënie pune në Shtip, thuhet në kumtesën e MPPS-së.  Në këtë diskutim morën pjesë përfaqësues të punëdhënësve, përfshirë edhe përfaqësues të Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë.

“Ministrja në fjalën e saj hyrëse theksoi se Ligji për Marrëdhënie Pune është ligj bazë që rregullon të drejtat themelore të punësimit, ajo theksoi se ky dokument vendos një ekuilibër në marrëdhëniet ndërmjet palëve kontraktuese”, thuhet në kumtesën me shkrim të MPPS-së.

Gjatë debatit citohet se u zhvillua një diskutim i frytshëm, me vërejtje konstruktive që, siç theksoi ministrja, duhet të kontribuojnë në avancimin e dokumentit, që nënkupton respektimin e të drejtave të punëtorëve. 

Related posts

Strik dhe Butikofer: BE-ja nuk është e komplimentuar pa integrim të plotë

Gazeta Max

“Shpicen komandanti” i madh Mickoski të përgjigjet: A ua ka ndaluar kryetarëve të tij të komunave të bashkëpunojnë me shqiptarë?

Gazeta Max

Krahas qenve endacakë, qytetarët në Prishtinë në hall dhe me sorrat

Gazeta Max