GazetaMax
Lajme

Trençevska: Krijojmë masa dhe ligje që avancojnë cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve

Shkup, 24 janar – Debatet publike për Ligjin për marrëdhënie pune janë duke vazhduar. Po e ndryshojmë lejen e mëparshme të lehonisë në tre institute të reja – të lehonisë, atësisë dhe prindërimit. Me këtë ndryshim i ofrojmë mundësi të barabarta nënës dhe babait. Përfshijmë edhe nënën edhe babanë në përkujdesjen e fëmijëve, informon ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska gjatë emisionit “Çka mendon populli” në TV Star – Shtip.

Ajo theksoi se mungesën e këtillë nëna dhe babai mund ta marrin njëkohësisht, të kombinuar ose të njëpasnjëshëm sipas nevojave të tyre. Ministrja iu referua edhe përfitimeve tjera të draft- ligjit të ri për marrëdhënie të punës dhe theksoi tashmë është paraparë ndryshim në kohëzgjatjen e kontratave me afat të caktuar e cila ulet në dy vjet, si dhe ndryshim në kohëzgjatjen e marrëveshjeve kolektive. Trençevska theksoi se qëllimi i debateve publike është të ketë ligj që do t’u përshtatet të gjitha palëve kontraktuese.

Ministrja iu referua të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes sociale dhe informoi se të drejtat do të rriten me 14.2 për qind. Aj shtoi se ky është indeksi i rritjes së kostos së jetesës sipas Entit të statistikave. Sa i përket ndihmës financiare, ajo theksoi se pakoja aktuale e masave antikrizë përfshin, përmes analizave, kategoritë që janë momentalisht më të rrezikuara në vend.

Është hapur edhe tema për më të moshuarit në vend.

“Themeluesit e shtëpive të pleqve janë komunat, derisa Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes programit të investimeve kapitale financon ndërtimin dhe pas marrjes së zgjidhjes së punës përmes bllok dotacioneve, paguhen pagat e të punësuarve. Komunat aplikojnë në ministri përmes projekteve, nëse projektet janë në harmonizim me arkitektët në ministri, shërbimet profesionale në komuna si dhe kriteret nga rregullat, atëherë këto projekte futen në planin për investime kapitale”, tha Trençevska.

Related posts

Arsovska dhe Jakimovski në takim tek Kovaçevski?

Gazetamax.mk

Nikollovski: Kemi dyfishuar prodhimin e lulediellit për vaj gatimi, Ballkani i Hapur do jetë ndihmë shtesë

Gazetamax.mk

MM: 365 ditë të përkushtuar për Armatë më të fuqishme me pajisje të reja dhe moderne

Gazetamax.mk