GazetaMax
Lajme

Trençevska: Nga muaji mars pagat në pajtim me vendimin e ri për pagë minimale

Shkup, 18 Janar – Paga për muajin mars do të duhet të jetë në pajtim me vendimin e ri për rritje të pagave, tha ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovana Trençevska, e ftuar në “Magazina Ekonomike” në Alsat.

“Me pagesën e pagës për muajin mars, paga e punëtorëve në shtet do të duhet të jenë në pajtim me vendimin e ri për rritje të pagës minimale. Kjo zgjidhje sistemore, nënkupton që çdo vit paga minimale do t’i përcjell harxhimet për jetë, gjegjësisht inflacionin dhe rritjen e pagës mesatare”, tha Trençevska.

Ndërsa profesori Llazar Jovevski u shpreh se në disa kompani paga më e ulët të cilën e marrin të punësuarit është më e lartë se paga minimale, por sipas tij ka dhe kompani të tjera tek të cilat paga minimale paraqet sfidë për punëdhënësin.

“Ka një numër të madh të punëdhënësve tek të cilët paga minimale do të shkaktoj dridhje, posaçërisht tek ato kompani të vogla dhe të mesme, sepse në Maqedoni 96 për qind e subjekteve ekonomike janë të vogla dhe të mesme”, tha Jovevski.

Related posts

Ndjenja e humbjes ka hutuar DPS,të shtëna me armë në drejtim të aktivistëve të Forumit Shqiptarë,Nik Gjeloshaj:Politikat e tyre i kemi përmbysur në 2019,më 5 mars do ta vulosim

Gazeta Max

Për Kreshnik Bekteshin nuk ka ende kualifikim juridk për ndonjë vepër penale, thotë avokati Millanov

Gazeta Max

Situata në Veri të Kosovës, reagon MPJ

Gazeta Max