GazetaMax
Lifestyle

Tri nga ushqimet që konsiderohen më të këqijat për t’u ngrënë

Ata që tashmë kanë një aparat tretës të ndjeshëm e dinë që pica pasohet nga urthi, fajtorë në këtë rast janë salsiçet dhe salca e thartë e domates.

A e dini se cilat ushqime janë më të këqijat për t’u konsumuar? Luk Kori, një dietolog, beson se gjëja më e keqe që mund të hani është një ushqim i pasur me kalori dhe i ulët në përmbajtje të lëndëve ushqyese të shëndetshme – si vitaminat dhe mineralet thelbësore.

Të tilla janë lëngjet e gazuara, simitet dhe ëmbëlsirat e ndryshme, ushqimet e skuqura dhe të ngrira, produktet e mishit…

“Shumë nga këto ushqime kanë gjithashtu një përmbajtje të lartë të natriumit dhe sheqerit shtesë, të cilat mund të kontribuojnë në sëmundje të rënda dhe gjendje shëndetësore”, ka paralajmëruar dietologu.

Ai veçon tre gjërat më të këqija që mund t’i futni në organizmin trupin tuaj.

“Nuk po them që nuk duhet ta hani kurrë një ushqim të caktuar, më mirë të them që ta konsumoni në raste shumë të rralla”, thotë dietologia.

Pica e ngrirë

“Shumica e picave të ngrira përmbajnë shumë kalori, natrium, sheqer dhe yndyra të ngopura dhe pak lëndë ushqyese të tjera të dobishme”, ka pohuar ai.

Dietologu rekomandon që të shmangni sa më shpesh konsumimin e këtyre ushqimeve.

Pijet e gazuara

Pijet e gazuara janë shumë të lehta për t’u konsumuar në sasi të mëdha, të cilat mund të kontribuojnë në sasinë e madhe të kalorive të marra, si dhe sheqerin.

“Kjo mund të çojë në shtimin në peshë dhe problemet tjera shëndetësore”, ka shtuar tutje.

Ai përmend proshutën, salsiçet dhe mishrat e shijshëm, që jo vetëm kanë shumë kalori, por janë të pasura me yndyra të ngopura, si dhe disa nitrate dhe nitrite, të cilat mund të kontribuojnë në sëmundje të ndryshme.

Related posts

Kaltrina ndryshon look-un, kaq bukur po duket

Gazetamax.mk

Edhe një hit nga Adelina Spahija, thotë “Me taka”

Gazetamax.mk

Dalin pamjet, momenti kur Majk ua rrah të pasmet dy balerinave shqiptare

Gazetamax.mk