GazetaMax
Kuriozitete

Tronditë Ronaldo, njofton për vdekjen e djalit të tij

Bota e futbollit, ka marrë një lajm të keq nga Cristiano Ronaldo.
Cristiano Ronaldo ka dhënë një lajm të hidhur.
Pak minuta më parë, përmes rrjetit social ‘Instagram’, Cristiano Ronaldo ka njoftuar për vdekjen e djalit të tij, përcjell lajmi.net.

Ronaldo dhe Georgina po prisnin të bëheshin prindër përsëri, por jo gjithçka shkoi sipas planit. Foshnja e vogël ndërroi jetë.Ai është shprehur se kjo është dhimbja më e madhe që një prind mund të përjetojë.
“Me dhimbjen më të madhe njoftojmë se djali ynë i vogël ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që një prind mund të ndjejë. Vetëm lindja e vajzës sonë mund të na jap fuqinë për të tejkaluar këtë moment. Ne do të donim të falënderonim mjekët dhe infermieret për gjithë kujdesin dhe mbështetjen. Ne jemi të mërzitur me këtë humbje dhe me mirësjellje ju kërkojmë për privatësi në këtë kohë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Do të duam përgjithmonë”, shkruhet në postimin e Ronaldo.

Related posts

Cutrone: “Dy gola që kam shënuar me Milanin nuk do t’i harroj kurrë”

Gazeta Max

Ricciardo: Nëse ma jepni një makinë të mirë, patjetër se do të fitoj

Gazeta Max

Arsenali ka gati kontratën e re me Saka

Gazeta Max